Ministria e Punëve të Jashtme e Emiratet e Bashkuara Arabe njoftoi se vendi është goditur nga rreth 1,000 sulme të Iranit, por ka reaguar me profesionalizëm dhe efikasitet.
Në një deklaratë zyrtare, autoritetet arabe theksuan se nuk do të përfshihen në konflikt dhe se veprimet e tyre mbeten në kuadër të vetëmbrojtjes, në përputhje me politikën e fqinjësisë së mirë dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara. Vendimi reflekton një qëndrim të qartë për ruajtjen e paqes në rajon, pavarësisht provokimeve të shumta.









