Forcat e armatosura izraelite njoftuan se kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj kompleksit udhëheqës të regjimit iranian, duke pretenduar se objektivat përfshinin institucione kyçe shtetërore dhe ushtarake.
Në një deklaratë në Telegram, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) bëri të ditur se avionët e saj kanë hedhur “një numër të madh municionesh” mbi Zyrën Presidenciale dhe strukturat e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.
Sipas IDF, gjatë operacionit janë goditur gjithashtu një institucion trajnimi ushtarak dhe atë që e cilësoi si “infrastrukturë kyçe të regjimit”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi dëmet apo viktimat e mundshme.
Kompleksi në fjalë ishte përdorur më herët nga ish-Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i cili u vra gjatë fundjavës në sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit, sipas raportimeve të mëparshme.
Nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet iraniane mbi pretendimet e fundit të Izraelit, ndërsa tensionet mes palëve vijojnë të përshkallëzohen.









