Me nisjen e muajit mars, rikthehen emocionet për tifozët shqiptarë të futbollit. Një periudhë e ngarkuar për të gjitha përfaqësueset kuqezi, që sjell jo vetëm ndeshje të rëndësishme për vitin 2026, por edhe objektiva madhore e momente historike për futbollin shqiptar.

Kombëtarja A, një hap drejt historisë
Për herë të parë, Shqipëria do të marrë pjesë në fazën play-off të një Kampionati Botëror. Kuqezinjtë do të përballen me Polonia më 26 mars, ora 20:45, në stadiumin PGE Narodowy në Varshavë.
Në varësi të rezultatit të këtij takimi, më 31 mars në të njëjtën orë, Shqipëria do të luajë ndaj fitueses ose humbëses së çiftit Ukraina / Suedia, duke përcaktuar fatin e kualifikimit.
U-21 në Turqi për miqësore prestigjioze
Kombëtarja U-21, nën drejtimin e Alban Bushit, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Antalia.
Më 27 mars do të përballet me Japonia, ndërsa më 30 mars me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dyja sfidat do të transmetohen drejtpërdrejt në FSHF TV.
U-19 nis kualifikueset për Europianin 2027
Kombëtarja U-19 starton raundin e parë të kualifikueseve për Europianin 2027 në “Shtëpinë e Futbollit”. Skuadra e drejtuar nga Fatjon Tafaj do të përballet me:
- Luksemburgu – 25 mars, ora 15:00
- Malta – 28 mars, ora 15:00
- Norvegjia – 31 mars, ora 15:00
U-17 djem, debutim në pankinë
Kombëtarja U-17 për djem do të zhvillojë dy miqësore ndaj Letonia më 26 dhe 28 mars në Vorë, ku trajneri Armand Dama do të bëjë debutimin në pankinë.
Vajzat në kualifikueset e Botërorit
Kombëtarja A e vajzave do të luajë më 3 mars në transfertë ndaj Mali i Zi në Nikshiq (14:00). Më 7 mars, ora 18:00, Shqipëria pret Çekia në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër. Të dyja ndeshjet do të transmetohen në FSHF TV.
Ndërkohë, Kombëtarja U-17 për vajza do të përballet më 4 mars, ora 14:00, me Izraeli në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Europianin 2026.
Një Mars i ngarkuar me sfida dhe pritshmëri të larta për të gjitha përfaqësueset kuqezi, me vëmendjen kryesore te përballja historike e Kombëtares A në Varshavë.









