Aeroplanë luftarakë amerikanë u vendosën në Bazën Ajrore Lajes në Portugali, ndërsa Uashingtoni forcon praninë e tij rajonale mes tensioneve në rritje me Iranin. Lëvizja vjene pas sinjaleve nga presidenti Donald Trump për një sulm të mundshëm të kufizuar ndaj Teheranit, me qëllim ushtrimin e presionit për një marrëveshje mbi programin bërthamor iranian.
Baza Ajrore e Lajes ka pritur 11 tanke furnizimi me karburant KC-46A Pegasus, 12 aeroplanë F-16 Viper dhe një aeroplan transporti C-17 Globemaster III, të aftë për të dërguar shpejt trupa dhe ngarkesa në çdo pjesë të botës. Pentagoni njoftoi se Komanda Evropiane e SHBA-së përdor rregullisht bazën në përputhje me marrëveshjet e aksesit dhe fluturimit me aleatët dhe partnerët.
Analistët ushtarakë lidhin këtë dislokim me Operacionin “Midnight Hammer”, kur Baza Lajes shërbeu si qendër kritike e furnizimit për bombarduesit B-2 Spirit gjatë sulmeve mbi objektet bërthamore të Iranit vitin e kaluar.
Në të njëjtën kohë, disa raportime sugjerojnë se ushtria amerikane mund të jetë gati për veprime ushtarake kundër Iranit brenda ditëve në vijim.









