VIDEO-LAJM/ Trump “ndëshkon” Zvicrën – I rriti tarifat për shkak të një telefonate të tensionuar!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka treguar arsyen pse rriti tarifat ndaj Zvicrës nga 30% në 39% – thjesht sepse nuk i pëlqeu mënyra se si i folën!

Në një intervistë me Fox Business, Trump tha se telefonata me zyrtaren zvicerane Karin Keller-Sutter ishte “shumë agresive, por e sjellshme”, duke e shtyrë drejt vendimit për rritje të menjëhershme të tarifave. Ai theksoi se Zvicra për vite me radhë përfitonte nga tarifa pothuajse zero, dhe presioni i vazhdueshëm i zyrtarëve zviceranë çoi në një kompromis në fund.