Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës kanë bërë sot betimin solemn, duke marrë zyrtarisht mandatin e tyre parlamentar.
Gjatë seancës konstituive, ata u zotuan se do ta ushtrojnë detyrën me nder dhe përkushtim, do të përfaqësojnë me dinjitet qytetarët, do të punojnë në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, si dhe do të mbrojnë kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, sovranitetin, tërësinë territoriale dhe të drejtat e njeriut.
Teksti i betimit përfshin angazhimin për respektimin e ligjeve të vendit dhe ruajtjen e integritetit institucional të shtetit.
Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe raportin për verifikimin e mandateve me 118 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim.










