EMRAT/ 3 vëllezër që mashtronin qytetarët me Call Centera shpallen në kërkim – SPAK dhe BKH prangosin gjatë operacionit 8 persona

Ka përfunduar aksioni i përbashkët i SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në Tiranë, i cili nisi mbrëmjen e djeshme dhe kishte në shënjestër aktivitetin e paligjshëm të disa Call Center-ëve.

Deri në këto momente, autoritetet kanë arrestuar tetë persona, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Burime zyrtare bëjnë me dije se të dyshuarit përdornin ambiente të marra me qira në dy pallate të ndryshme në kryeqytet për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm.

Hetimi është zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nga BKH janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe materiale të tjera që dyshohet se janë përdorur për mashtrime.

Operacioni pritet të ketë zhvillime të tjera, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të skemës kriminale.