Indrit Cërloj është arrestuar këtë të premte, vetëm një ditë pasi u shkarkua nga detyra e drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës.
Arrestimi i tij lidhet me arratisjen e të paraburgosurit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Altin Ndoci. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se autoritetet po verifikojnë rrethanat dhe përgjegjësitë institucionale që mund të kenë çuar në largimin e Ndocit nga ambientet e sigurisë së lartë.
Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga organet e drejtësisë lidhur me akuzat konkrete që rëndojnë ndaj Cërloj, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









