EMRAT/ Dosja “Balluku” – SPAK zgjeron kontrollet – ja cilët biznesmenë dhe kompani janë verifikuar nga BKH

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me hetimet e SPAK në kuadër të dosjes që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në disa subjekte biznesi dhe banesa të biznesmenëve të njohur, duke sekuestruar dokumente dhe pajisje elektronike.

Burime bëjnë me dije se një nga personat e fundit që i është nënshtruar kontrollit është biznesmeni Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë “Salillari”, i cili është verifikuar në kuadër të këtij hetimi. Kontrolle janë ushtruar gjithashtu edhe në kompani të tjera të njohura në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës, si “Albstar”, “Alko Impex” dhe “Senka”.

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar dokumente që lidhen me procedurat nën hetim, si edhe telefona celularë. Deri në këto momente, SPAK nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi provat e administruara apo personat që mund të jenë nën hetim penal.

Sipas burimeve, biznesmenët që janë kontrolluar nga agjentët e BKH në kuadër të dosjes “Balluku” janë:

Bledar Starova, Eduart Çohadari, Ardit Metaliaj, Iljan Metaliaj, Çuman Sejdiaj, Gramos Dalipi, Bledar Lloshi, Giovanni Pascale, Vladimir Pjetërgjokaj, Enea Kaçi, Basri Troci, Besmir Çako, Ervis Toska, Ergys Senka, Spartak Demiraj, Rrok Gjoka, Leonard Proko, Arbër Abazi, Artan Sako dhe Pëllumb Salillari.

Ndër kompanitë e kontrolluara rezultojnë:

A-M (shoqëri që ka përthithur “Lissus-Al” sh.p.k), ED Konstruksion, I.D.K-Konstruksion, ALB-STAR, Euroteorema Peqin, PE-VLA-KU, Nova Construction Group (ish “Nova Construction 2012”), G.P.G Company, Senka sh.p.k, Gjoka Konstruksion, Alko-Impex General Construction dhe “2 T”.

Hetimet vijojnë dhe pritet që SPAK të dalë me një qëndrim zyrtar në ditët në vijim.