SANKSIONIMI/ Trump nuk i ndal goditjet në Venezuelë – sekuestron një tjetër cisternë nafte

SHBA-të kanë deklaruar këtë të mërkurë se kanë sekuestruar një  tjetër cisternë të madhe nafte pranë brigjeve të Venezuelës.

Tankeri i naftës Marinera është siguruar dhe është nën monitorimin e SHBA-së, sipas një zyrtari amerikan, raportojnë mediat e huaja.

Sipas raportimeve, Departamenti i Sigurisë Kombëtare udhëhoqi operacionin me mbështetjen e ushtrisë amerikane.

Kujtojmë se anija cisternë Marinera është vënë në shënjestër të Rojave Bregdetare të Shteteve të Bashkuara që kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump filloi fushatën e tij të presionit kundër Venezuelës.

Venezuela ka rezervat më të mëdha të provuara të naftës në botë dhe prodhon rreth 1 milion fuçi në ditë.

Por sanksionet e ashpra të SHBA-së e kanë nxjerrë vendin jashtë tregjeve ndërkombëtare, duke e detyruar të shesë shumicën e naftës me çmim të ulët, kryesisht drejt Kinës.

Megjithatë, pavarësisht presionit amerikan, eksportet e naftës së Venezuelës janë rritur këtë vit.