DOSJA “STERILIZIMI”/ GJKKO lë në burg ish-zv.ministrin e Shëndetësisë – rrëzohet kërkesa e Klodian Rjepajt

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-zv ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj për zëvëndësim të masës së sigurisë.

Rjepaj kërkoi zëvëndësimin e masës së sigurisë me argumentin se vuan nga probleme me shendetin nje nder to diabeti.

Ai akuzohet nga SPAK për dosjen e Sterilizimit, dhe për të, është kërkuar në pretencë dënimi me 10 vite burg.