Dy persona humbën jetën në një sulm që policia e ka cilësuar si “sulm terrorist” në Izraelin verior. Ngjarja ndodhi fillimisht në qytetin e Beit Shean, ku sulmuesi përplasi një këmbësor, një burrë 68-vjeçar, me makinën e tij. Më pas, ai vazhdoi drejt Ein Harod, ku goditi me thikë një 18-vjeçare.
Sulmuesi, i identifikuar si një banor i Autoritetit Palestinez nga Bregu Perëndimor, u qëllua dhe plagos nga një kalimtar i rastit. Policia po heton ngjarjen e rëndë, ndërsa shërbimi i emergjencës Magen David Adom konfirmoi vdekjen e viktimave.









