SANKSIONET/ Meloni: Përdorimi i aseteve do bazë të fortë ligjore – ndryshe i japim fitore Putinit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni foli në parlamentin italian, duke mbajtur një deklaratë përpara mbledhjes së Këshillit Evropian që do të zhvillohet nesër.

Ajo përsërit në masë të madhe qëndrimet e saj të mëparshme, duke thënë se Italia është në favor të përdorimit të aseteve ruse të ngrira, por “vetëm nëse ekziston një bazë e fortë ligjore”.

Meloni thekson se ky kusht është i rëndësishëm, sepse nëse baza ligjore do të ishte e dobët dhe Rusia do të ishte në gjendje të kundërshtonte përdorimin e fondeve, “do t’i kishim dhënë Rusisë fitoren e saj të parë”.