PARALIZIMI I GREQISE/ Protestat e fermerëve helenë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë 

Protestat e fermerëve grekë vijojnë edhe këtë të shtunë, duke sjellë sërish bllokimin e aksit rrugor Kakavijë–Janinë. Si pasojë e protestës, qarkullimi i mjeteve do të ndërpritet në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.

Sipas njoftimit të Policisë Kufitare Kakavijë, e cila është informuar nga Policia Kufitare Greke përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, bllokimi do të jetë nga ora 19:00 deri në 22:00 (me orën greke).

Gjatë këtij intervali kohor do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera të ditës për të shmangur vonesat.