POSTIMI VIRAL/ Mesazhi i Donald Tusk për amerikanët bëhet postimi politik më i shikueshëm në botë

Një postim në rrjetet sociale nga kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, është bërë komenti politik më i shikuar në botë këtë fundjavë, me mbi 30 milionë shikime, thanë studiuesit polakë.

Postimi i tij arriti mbi 37 milionë shikime brenda vetëm 24 orëve, një arritje e rrallë në një rrjet ku gara për vëmendje është brutale.

Mesazhi i Tusk ishte i drejtpërdrejtë dhe i adresuar amerikanëve.

“Të dashur miq amerikanë, Evropa është aleati juaj më i besueshëm, jo problemi juaj. Ne ndajmë të njëjtët armiq. Të paktën kështu ka qenë për 80 vitet e fundit. Duhet t’i përmbahemi kësaj – është strategjia e vetme e arsyeshme për sigurinë tonë të përbashkët”.

Postimi u publikua pasi Uashingtoni prezantoi Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, një dokument kyç që ka ndezur debat nëpër kryeqytetet evropiane.

Mesazhi i tij në rrjetet sociale X është u nda nga mijëra persona dhe mes tyre ishte edhe miliarderi dhe pronari i X, Elon Musk, i cili e përhapi komentin te një audiencë shumë më e gjerë.

Musk e rindau mesazhin e kryeministrit polak së bashku me komentin e tij, në të cilin bëri shaka se “nëse kombinoni Donald Trump dhe Elon Musk, merrni…” Donald Tusk.

Strategjia e re amerikane vendos theksin në:

forcimin e mbrojtjes së Evropës nga vetë evropianët,

idenë se NATO nuk mund të zgjerohet pafundësisht,

dhe prioritetin e SHBA-ve për të ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë.

Mesazhi i Tusk, i qartë dhe i ngarkuar me paralajmërim strategjik, u interpretua gjerësisht si një reagim ndaj ndryshimit të qasjes amerikane – dhe si një thirrje për t’u rikthyer tek parimet që kanë mbajtur të bashkuar Perëndimin për dekada.