PERKUJTIMI/ “S’është demokracia që ëndërruam” – ish dhjetoristi ’90, Antonio Lugja tregon detajin: Studentët i kërkuan Berishës të digjtë teserin e PPSH….

Një ish-student i dhjetorit të vitit 1990, Ndue Lugja ka kujtuar lëvizjen e asaj kohe e cila solli rrëzimin e regjimit dhe ardhjen e demokracisë. Ai ka folur për një unitet të jashtëzakonshëm që i bashkonte të rinjtë dhe se si sfiduan rrezikun me të cilin përballeshin.

“Në ato momente ne nuk kishim frikë se na bashkonte uniteti mes njëri-tjetrit, unitet i cili nuk ekziston sot. Në atë kohë kishte unitet të përbashkët dhe asnjëri nuk e nënvlerësonte vetveten mbi të tjerët. Sot mendoj se si ka mundësi kam pasur aq guxim në atë kohë kur jeta ishte në fije të penit, në rrugë kishte polici me shkopinj e skafandra dhe ne u shkonim përballë. Do ta bëja sërish”, u shpreh Lugja, për ReportTV.

Ai është ndalur edhe te kreu i partisë demokratike Sali Berishëa, në atë kohë ndërmjetës mes studentëve dhe Ramiz Alisë. Ai u shpreh se studentët i kishin kërkuar të digjtë teserin e Partisë së Punës, por Berisha u kishte thënë se nuk e kishte me vete.

“Berisha ka ardhur te ne si ndërmjetës i Ramiz Alisë, mes studentëve erdhi. Por më pas, meqenëse aty ai erdhi Gramoz Pashko, Meksi, Rruli, Preç Zogaj, shumë intelektualë. Atë ditë ai s’e kishte teserin e partisë. Po, i kërkuam Berishës të digjte teserin e partisë, nuk e kishte me vete. Ka qenë anëtar i asaj partie. Të tjerët i nxorrën dhe i dogjën. Ai nuk e kishte me vete. U tërhoq nga roli i ndërmjetësit me Ramiz Alinë dhe atë rol e mori Skënder Gjinushi dhe u fut totalisht me ne. Mirëpo, u krijua partia e PD. Krijimi i partisë së PD erdhi si pasojë e takimit të studentëve me Ramiz Alinë.”, shtoi Lugja teksa foli edhe për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike, ku theksoi përfshirjen e të rinjvë në parti si edhe angazhimin më të madh në protesta.

“Inovacion në PD duhet të ketë, prurje të reja duhet të ketë por jo prurje me ata që ti ke afër dhe mbështetur. Ka shumë të aftë në Shqipëri që mund të ecin përpara. Të rinjtë mund ta çojnë. Në protestat fillojnë, përfundojnë dhe ik në shtëpi. Protesta duhet të jetë e përditshme, e vazhdueshme dhe nëse do të fitosh pushtet në Shqipëri. Njerëzit janë të zhgënjyer, janë të lodhur. Nuk është demokracia që ne ëndërruam. Shajnë Ramën, por kur vjen problem për të dalë në shesh të gjtihë janë te shtëpia dhe klubi.”,u shpreh ai.