VIDEO-LAJM/ Partizani triumfon me lehtësi në derbi – Tirana fundoset në vend të fundit

Derbi i kryeqytetit kthehet t’i buzëqeshë përsëri Partizanit, për herë të parë që nga viti 2024. Por ajo që është më e rëndësishme, fundos përsëri Tiranë e cila duket se është futur në një rrugë pa kthim drejt Kategorisë së Parë.

Dueli mes dy rivalëve të kryeqytetit praktikisht zgjati vetëm 7 minuta, aq sa iu desh Hjumën për të gjetur rrjetën me gjuajtjen e parë në portë të të kuqve. Kjo, pasi Partizani u pozicionua qetësisht në pritje të momentit të duhur për të goditur përsëri, ndërsa Tirana ishte e pafuqishme të reagonte për të rrezikuar portën e Qirkos.

Kështu, Partizani afrohet edhe më shumë me zonën e pretendentëve për katërshen e parë, ndërsa Tirana vazhdon të notojë në vendet e fundit të tabelës, nga ku duket e vështirë të lëvizë nëse vazhdon paraqitjet si në këtë derbi.

TIRANA-PARTIZANI 0-2
7′ Hjumën, 66′ Skuka

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Partizanit.

90’+1’ Gudjufi harkon një goditje dënimi direkt në duart e Tafas.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Shanaj merr vendin e Hjumën te Partizani.

90’ Skuka niset drejt zonës, vetëm një ndërhyrje e gabuar e Dembele ndal sulmuesin e të kuqve.

86’ Situata përsëritet në anën tjetër, ku Gudjufi gjuan me kokë shumë lehtësisht.

85’ Mundësi e mirë për të shënuar e Tiranës me një krosim nga e djathta që gjen Mehmetin, gjuajtja e të cilit me kokë është shumë e lehtë. (VIDEO)

82’ Kontreras i sapofutur në lojë shfaqet para Tafas dhe gjuan me shpejtësi, por gjen përgjigjen e portierit. (VIDEO)

80’ Vera i lë vendin në fushë Falaje të Tirana.

79’ Dumbia dhe Isgandarli dalin nga fusha e lojës duke i bërë vend Kontreras dhe Sembene te Partizani.

74’ Rafael ndëshkohet me karton të verdhë.

73’ Një pasim i gjatë i Ismailit nga mesfusha gjen Gudjufin në të djathtën, gjuajtja e tij fluturimthi shkon jashtë.

72’ Harkim në zonë nga një goditje këndi e Tiranës, Tabeku devijon me kokë, pa gjetur portën Partizanit. (VIDEO)

70’ Ismajli dhe Soler marrin vendin e Ndong dhe Metës në radhët e Tiranës.

68’ Nervozizëm mes Hahxitu dhe Atanaskovskit. Gjyqtari Xhaja i ndëshkon të dy lojtarët me të verdhë. (VIDEO)

66’ GOOOL PARTIZANI! Meta humb topin në mesfushë dhe të kuqtë nisen shpejt në sulm, duke gjetur Skukën i cili në zonë në rrëzim e sipër gjuan duke shënuar golin e dytë. (VIDEO)

64’ Një aksion i shpejtë në qendër me Hjumën sjell një pasim të artë për Isgandarli i cili shënon. Por aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicionin jashtë loje të Hjumën. (VIDEO)

63’ Skuka merr vendin e Tomës te Partizani.

62’ Të kuqtë fitojnë topin dhe nisen në sulm me Isgandarli. Pasimi i tij është shumë i gabuar dhe më pas gjyqtari ndëshkon me të verdhë Dembele për një faull gjatë aksionit.

59’ Toma shpërthen në sulm dhe tenton të gjejë hapësirë për të gjuajtur, ndalet nga ndërhyrja e Valerianos në kufijtë e zonës.

54’ Vogli lë fushën e lojës për t’i bërë vend Mehmetit te Tirana.

52’ Ismaili merr karton të verdhë për një faull në mesfushë.

50’ Haxhiu provon me një tjetër goditje dënimi, duke dërguar topin direkt në duart e Qirkos. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me ndryshim te Tirana ku Fernandez merr vendin e Tares. Ndërsa te Partizani është Gudjufi i cili merr vendin e Kotes.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 1-0 për Partizanin.

45’+2’ Kote në zonë vë përsëri në provë reflekset e Tafas, pritja e të cilit bëhet “e pavlefshme” për një prekje topi me dorë nga futbollisti i Partizanit gjatë aksionit. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Në goditjen e dënimit, topi devijohet jashtë, por gjyqtari jep faull për ngritjen e këmbës në mënyrë të rrezikshme të Dembele. (VIDEO)

43’ Janjeva ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Haxhiut.

42’ Toma ndëshkohet me karton të verdhë.

38’ Haxhiu ekzekuton vetë, por çon sferën shumë larg mbi traversë. (VIDEO)

37’ Haxhiu depërton mes fanellave të Partizanit dhe detyron Markun t’i bëjë faull pa hyrë në zonë. (VIDEO)

34’ Një top në thellësi i bardhebluve gjen Tabeku, por gjuajtja e këtij të fundit me kokë shkon jashtë. (VIDEO)

27’ Momente rrëmuje në zonën e Tiranës, ku një inkursion nga e djathta vë në panik prapavijën bardheblu, me Dembele i cili në fund fluturon sferën sa më larg që mundet.

22’ Tjetër zbritje e shpejtë e Partizanit me topin që shkon te Toma, Valerianos devijon paksa për të bërë më të vështirë gjuajtjen e sulmuesit që shkon jashtë. (VIDEO)

21’ Marku del në të djathtën dhe harkon në zonë ku Toma vë në provë Tafas. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

14’ Tabeku nga e djathta nis një harkim në qendër ku Tare nuk mund të arrijë. (VIDEO)

13’ Haxhiu merr topin nga e majta dhe gjuan menjëherë, duke dërguar sferën mbi traversë.

7’ GOOOL PARTIZANI! Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkon te Hjumën i cili i vetëm para Tafas dërgon sferën në rrjetë. (VIDEO)

3’ Vera harkon nga e djathta e sulmit, çon sferën direkt në duart e Qirkos.

1’ Nis dueli në ”Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Tafas, Vera, Ndong, Dembele, Valerianos, Meta, Rafael, Haxhiu, Vogli, Tabeku, Tare.
Trajner: Ardijan Nuhiu

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Marku, Bytyçi, Dumbia, Ismaili, Hjumën, Kote, Isgandarli, Toma
Trajner: Oltijon Kërnaja