E PANDEHUR PER KORRUPSION/ GJKKO e pezulloi nga detyra Zv/kryeministren- Kushtetuesja kalon për shqyrtim ankimimin e Qeverisë për Ballukun

Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim ankimimin e Qeverisë për izëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Në këtë seancë u vendos për shqyrtimin e ankimimit të qeverisë për pezullimin nga detyra të Ballukut, pas vendimit të dhënë nga GJKKO.

Kujtojmë se shqyrtimi i kërkesës u shty për sot, ndërsa shkak u bë largimi nga gjykata Holta Zaçajt, e cila ishte pjesë e Kolegjit që do të trajtonte në dhomë këshillimi çështjen, dhe gjyqtarja që e zëvendësoi Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë që të njihej me aktet.

Kushtetuesja duhet të shprehet fillimisht për shuarjen e efekteve të pezullimit, në pritje të një vendimi përfundimtar për çështjen.

Po sot, Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, ka ankimuar vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme, GJKKO u dha në datë 22 nëntor. Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për Belinda Ballukun: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tendera.

Disa ditë më vonë, qeveria dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e saj për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Ballukun. Rama e cilësoi cenim të ekzekutivit vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.