JOSHJA/ Mori pjesë në takimin e “rebelëve” me Salianjin – Berisha përçan lëvizjen, zgjedh Këshilltarin e ri për Sigurinë Kombëtare

Partia Demokratike ka emëruar Xhemal Gjunkshin në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë Kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Vendimi është firmosur ditën e sotme dhe bazohet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike.

Emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen në kuadër të forcimit të mëtejshëm të strukturave të rritjes së kapaciteteve profesionale brenda Partisë Demokratike.

Kujtojmë që Gjunkshi ishte një ndër emrat që mori pjesë te takimi që Salianji zhvilloi me disa prej më të votuarve.