TAKIM “SEKRET”/ Lëvizje e re në PD apo thjesht diversion i Berishës për ta shitur si të tillë? – Mblidhen larg kamerave disa nga figurat më të votuara që nga Alimehmeti

Nëpër media po qarkullon një lajm, sipas të cilit një lëvizje e re duket se po merr formë brenda Partisë Demokratike. Thuhet se në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së.

Ervin Salianji është shfaqur në shoqërinë e disa figurave që, ndonëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate.

Sipas burimeve, në takim me Salianjin kanë qenë:

  1. Ilir Alimehmeti
  2. Gentian Cela
  3. Qani Xhafa
  4. Aulon Kalaja
  5. Ted Kolliku
  6. Alma Kore
  7. Parid Mahmutaj
  8. Xhemajl Gjunkshi
  9. Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë.

Ky grupim i ri pritet të ngjallë diskutime brenda PD-së, pasi përfaqëson një segment të rëndësishëm të votuesve të majit dhe mund të sinjalizojë riformatime të brendshme, në mos mund të jetë një ndër lëvizjet taktike e liçensuar prej Sali Berishës, si një frymëmarrje për të pikërisht në momentin kur zërat për largimin e tij dhe bashkëpuntorëve të ngushtë rreth tij po shtohen.
Kështu që për të paraprirë ndonjë surprizë të pakëndshme në skenën politike shqiptare, do ishte më mirë të shpikte vetë një “rebelim” të kontrrolluar brenda partisë së tij, për ta shitur si formatim apo formë demokratizuese, përkundër autoritarizmit që publiku po sheh se po drejtohet partia kryesore e opozitës.