SQARIM I GJKKO/ U raportua se është pezulluar nga detyra zv. kryeministrja Balluku – Gjykata e Posaçme del me njoftimin zyrtar

Pas raportimeve të qarkulluara në media mbi vendosjen e dy masave të sigurisë ndaj zëvendëskryeministres dhe njëherazi ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka dalë ende me një njoftim të plotë zyrtar.

Zëdhënësja e institucionit u shpreh shkurtimisht për mediat se gjykata do të shprehet në një moment tjetër procedurial.

“Në lidhje me lajmin e publikuar mbi caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke qenë se këto masa kanë karakter sekret, gjykata në këtë fazë nuk ka informacion për t’i komunikuar medias dhe publikut. Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht,” thuhet në komunikimin e GJKKO-së.

Ndërkohë, gjatë kësaj të enjte në media qarkulluan raportime se ndaj Ballukut është vendosur pezullimi nga detyra dhe bllokimi i pasaportës. Sipas këtyre burimeve, masa është firmosur nga gjyqtari Erion Çela, me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi, në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera