Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Plasë të bashkisë Maliq, ku një 45-vjeçar është gjetur i pajetë.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i viktimës është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese.
Dyshohet se 45-vjeçari ka tentuar të hyjë në oborrin e shtëpisë, e cila nuk ishte në pronësi të tij, duke u përpjekur të kalonte nga muri. Gjatë përpjekjes, bluza e tij është kapur në kangjellat metalike, duke shkaktuar mbytje aksidentale.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e incidentit, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e ekuilibrit dhe me përfundimin tragjik.
Policia e Maliqit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka kryer këqyrjen paraprake dhe po heton rrethanat e plota të ngjarjes.









