Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij në deklaratë për mediat ka bërë me dije se të hënën në mesditë do të përfundojë procesi i numërimit në 5 bashki. Sipas tij pritet që ky proces të përfundojë nesër në
“Dreka e ditës së nesërme do jetë përfundimi i procesit të numërimit në të 5 bashkitë. Qartazi varet nga pjesëmarrja, por nëse pjesëmarrja do jetë ajo e vitit 2023, me shumë mundësi do ta përfundojmë ne mesin e ditës së hënë”, tha Celibashi.
Ai shtoi se në bashkinë e Tepelenës do të aplikojmë numërimin e fletëve të votimit me Inteligjencën Artificiale. Sipas tij në çdo tavolinë numërimi kanë instaluara kamera që bëjnë të mundur filmimin përmes një programi kompjuterik do të bëjë leximin e fletës së votimit.









