TALLJA ME DREJTESINE/ E futi në kurth Kushtetuesen me shkarkimin antikushtetues – sot Rama zbuloi qëllimin final: Nxirrni Veliajn nga burgu, sdo ketë zgjedhje deri në 2027! 

Kryeministri Edi Rama në vijim të komentimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ktheu Erion Veliaj në detyrë, në Podkasin e tij “Flasim”, e konsideroi situatën e krijuar si një ngërç absurd, ndërsa nuk ja kurseu vetes të marrurit me organet e drejtësisë duke ju drejtuar Kushtetueses, për t’i që ta lërë të lirë Veliajn.

Në fakt Rama po të kishte qëllim të vërtetë, atë që thotë, bërjen e Tiranës me kryebashkiak të ri, do t’i mjaftonte të kryente një proçedurë të rregullt ligjore, konform kushtetutës për shkarkimin e Veliajt dhe më 10 Nëntor Tirana do të zgjohej me kryebashkiak të ri. Por kjo për “çudi” nuk ka shqetësuar as opozitën e Sali Berishls, e cila më shumë u ndje e lumtur që kushtetuesja nuk e shkarkoi Veliajn.

“Unë dua të theksoj diçka tjetër, çfarëdo është thënë nuk ka thënë të vërtetën lidhur me arsyen e shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga qeveria, si rrjedhojë e vendimit të marrë nga PS në këshillin bashkiak. E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, nuk mund të jetë trup pa kokë. Kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se përtej të gjitha teorive konspirative që kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal në vetëvete, një skandal që qytetarët e paguajnë një kosto të padrejtë”, tha Rama.

Edi Rama: Së pari sic duket dhe nuk është hera e parë unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtet. Kjo është një gjë e mirë që duhet ta pranojnë ata që e kundërshtojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat

Së dyti nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën këtu jemi përballë një dispropocioni të dyfishtë. Disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo.

Së treti  çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur  parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë.