Artiste siriane dhe bashkëshortja e kryebashkiakut të sapozgjedhur të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, Rama Duwaji, 28 vjeçe, ilustruese dhe animatore nga Damasku që jeton në Brooklyn ka krijuar postera dhe estetikën e guximshme të fushatës së Mamdanit duke ndriçuar qytetin me 8.4 milionë banorë.
Veprat e saj shpesh transmetojnë mesazhe politike duke përfshirë mbështetje për Palestinën dhe drejtësi sociale. Çifti u njoh në Hinge, festuan fejesën në Dubai dhe ceremoninë civile në Nju Jork.
Rama qëndroi pranë Zohranit në fitoren historike duke treguar se dashuria dhe arti mund të bëjnë ndryshimin.
Siç thotë ajo: “Puna ime ka të bëjë me ndërtimin e një komuniteti të qetë, hapësirë për kujdes, bisedë dhe prezencë politike”.









