Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e pranishme në ceremoninë shtetërore të homazheve në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, të mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Megjithatë, ajo që ra në sy ishte se alluku u pa të qëndronte e vetme, ndryshe nga pjesa tjetër e kabinetit që mori pjesë në ceremoni.

Siç shihet edhe në këto foto, kryeministri Edi Rama ka spostuar Belinda Ballukun ne ceremoni, ku ishin te ulur personalitete te larta shteterore.
Balluku ndodhet 5 karrige larg kryeministrit Edi Rama,nderkohe ky i fundit ka ne krah, Gramoz Ruçin.


Prania e saj e vetme vjen vetëm pak ditë pasi SPAK e ka marrë zyrtarisht të pandehur, në kuadër të hetimeve për tenderin e tunelit të Llogarasë, pjesë e projektit të rrugës Orikum–Himarë, që shënon një seksion të autostradës Vlorë–Sarandë.
Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, i ka komunikuar Ballukut akuzën për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, që nënkupton dyshime për favorizim të operatorëve ekonomikë në një proces prokurimi publik. Balluku është paraqitur në SPAK më 31 tetor, e shoqëruar nga motra e saj, Pamela Qirko, ish-anëtare e Komisionit të Vettingut, e cila do ta mbrojë ligjërisht.
Sipas SPAK-ut, hetimi është përqendruar në veprimet e Ballukut si ministre gjatë zhvillimit të procedurës për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, por nën hetim janë edhe tenderë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë Aeroportin e Vlorës dhe autostradën Thumanë–Kashar, siç konfirmoi më herët kreu i SPAK, Altin Dumani.
Tuneli i Llogarasë, me një fond limit prej afro 190 milionë euro pa TVSH, është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend. Hetimet e SPAK nisën pas arrestimit të ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberi, në telefonin e të cilit u zbuluan komunikime të rëndësishme për çështjen.









