DETAJE/ Lulzim Basha në SPAK duket se i ka lënë rradhën Sali Berishës! Deklarata bombastike e ish-Ministrit demokrat: S’e dhashë unë urdhrin në 21 janar

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me thirrjen e Lulzim Bashës në SPAK pasditen e kësaj të enjteje. Gjithçka lidhet me hetimet që po zhvillohen për vrasjet e 21 Janarit 2011.

Sipas Anila Hoxhës, Lulzim Basha, ka hequr përgjegjësinë nga vetja duke thënë se nuk ka dhënë asnjë urdhër ndërsa theksoi se pritet të thirret edhe Sali Berisha.

Lulzim Basha ashtu si në të gjitha herët e thirrura apo deklarimet publike për këtë çështje ka deklaruar se ka zbatuar vetëm ligjin dhe nuk është përgjegjës për urdhërin e dhënë për hapjen zjarr mbi protestuesit. Asokohe, Lulzim Basha mbante detyrën e Ministrit të Brendshëm.

“Lulzim Basha ka thënë se më 21 Janar 2011 nuk ka dhënë asnjë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve. Nuk ka fajësuar të tjerët. Burim i besueshëm.

Ajo që më është thënë jo zyrtarisht, së shpejti, mund të thirret si deklarues edhe i kallëzuari tjetër. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi. Pritet që SPAK të thërrasë si deklarues edhe Sali Berishën.”-tha Hoxha.