THIRRJA/ Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Deputeti demokrat ka përshëndetur gazetarët dhe operatorët ndërsa shfaqet i buzëqeshur.

Kujtojmë që edhe më parë, Nallbati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme pas një përplasje që pati me deputetin socialist Vullnet Sinaj, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.