BALLUKU DREJT QELISE/ Zv/kryeministrja merret person nën hetim – SPAK ushtron kontrolle në dy banesat e bashkëpunëtoreve të saj dhe në një zyrë

SPAK ka regjistruar emrin e Belinda Ballukut si person nën hetim, ndërkohë që gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të saj.

Konkretisht, kontrollet janë ushtruar në banesat e dy zonjave, bashkëpunëtorëve të ngushta të Ballukut si dhe në një zyrë. Njëra prej këtyre bashkëpunëtorëve, nuk është më në detyrë.

Nga informacionet e deritanishme çështja ka derivuar ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, që është pas hekurave nën akuzë zyrtare për ‘korrupsion’, shkelje të barazisë në tendera dhe akuza për pasurinë e tij.

Kanë derivuar dhe disa çështje të tjera, që kanë të bëjnë me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe disa zyrtarë të lartë të tjerë, si Gentian Gjyli, që lidhen me detyra në OSHEE dhe KESH. Fakti që i është bërë me dije zonjës Balluku se po hetohet për tendera, është e paqartë se për çfarë po hetohet. Ajo ka statusin e personit nën hetim.

Fakti që është ftuar në SPAK ditën e hënë, të jetë e shoqëruar nga një avokat, nënkupton se mund t’i komunikohet apo bëhet me dije një akuzë penale. Sipas Lalës, me gjasë mund t’i komunikohet akuza e shkeljes së barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim.