THIRRJE NE PROKURORI/ Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Tom Doshi, kreu i Partisë Socialdemokrate, është paraqitur sot për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ai u pyet edhe në shkurt të këtij viti për një çështje që lidhet me zgjedhjet vendore në Rrogozhinë në vitin 2023. Pas daljes nga SPAK, Doshi deklaroi se ishte thirrur për shkak të një personi që kishte qenë në përgjim dhe që ai e kishte takuar gjatë një aktiviteti elektoral.

I pyetur nga gazetarët, Doshi pohoi se bëhet fjalë për çështjen e kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla.