INTEGRIMI/ “Europa po sillet shumë mirë me ne”- Rama flet për negociatat: Besimi jonë për anëtarësimin është i fortë, ne i përkasim BE-së

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e organizuar nga Chatham House në Londër, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, ku foli për sfidat dhe perspektivën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment pozitiv në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe se besimi i shqiptarëve në projektin evropian mbetet i palëkundur.

“Kemi sfida, por jemi në një periudhë ku Europa po sillet shumë mirë me ne,” tha Rama, duke shtuar se për Shqipërinë integrimi evropian nuk është një ëndërr e largët, por një objektiv real dhe i arritshëm.

Rama u shpreh se qytetarët shqiptarë kanë një besim të fortë në BE.

“Mbi 90% e shqiptarëve i besojnë Europës dhe BE-së. Për ne, kjo nuk është asgjë më pak se ajo që ishte për etërit themelues të unionit. Për ne, të jemi pjesë e BE-së do të thotë siguri, përkatësi dhe stabilitet,” – u shpreh kreu i qeverisë.

Edi Rama: Kemi sfida por siç ju thashë jemi në një periudhë kohe ku Europa po sillet shumë mirë me ne. E vështirë të bësh biseda pikante dhe rrezikut për të qenë i mërzitshëm është shumë i madh.

Por ajo që mund të them është që besoj se në këtë pikë në kohë ne po ecim më mirë se Europa.

Unë kisha besim edhe në kohën kur ishte qesharake për të pasur besim, jo vetëm unë po shumica e shqiptarëve. Mbi 90% e shqiptarëve i besojnë Europës dhe BE, për ne nuk është asgjë pos asaj që ishte për etërit themelues, që të jemi në pozitën të jemi të sigurt.

Për ne besim për anëtarësimin në BE është i patundur dhe besim i fortë. Qysh prej agresionit kundër Ukrainës falë Putitnit, Europa u zgjua me zhurmë dhe jo vetëm po thotë se sa e rëndësishme është për ta marrë brenda por po bën më të mirën e mundshme për ta shpejtuar diçka të tillë.

Tashmë Europa është e tëra pro kësaj dhe me shpresë më së fundi do ta arrijmë këtë objektivë. Së paku do të kemi tejkaluar këtë pengesë të jashtëzakonshme midis nesh dhe vetes. Sepse ne përkasim aty dhe nuk mund të qëndrojmë jashtë.