PREZANTIMI/ Takimi në Shtëpinë e Bardhë – Zelensky i paraqiti Trumpit harta me objektiva brenda Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka paraqitur presidentit amerikan Donald Trump harta me objektiva të mundshëm brenda territorit të Rusisë, gjatë takimit të tyre në Uashington. Lajmi bëhet i ditur nga një burim brenda delegacionit ukrainas, i cili ka folur për mediat.

Sipas këtij burimi, hartat theksojnë “pika presioni” mbi mbrojtjen ruse dhe ekonominë ushtarake, që mund të goditen në mënyrë strategjike për të detyruar presidentin rus Vladimir Putin të ndalë luftën në Ukrainë.

Takimi Zelensky–Trump vjen në një moment kyç për përpjekjet diplomatike dhe ushtarake në rajon, teksa Uashingtoni pritet të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e hapave të mëtejshëm në konfliktin ruso-ukrainas.