INCIDENTI I RENDE/ Avioni i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes pëson defekt në ajër – bën uljen emergjente në Londër 

Avioni ushtarak me të cilin Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Pete Hegseth po udhëtonte nga Brukseli drejt Shteteve të Bashkuara, është detyruar të bëjë ulje emergjente në një pistë në Britaninë e Madhe.

Shkak është bërë një e çarë në një prej dritareve të avionit, ç’ka solli dhe nevojën e uljes emergjente në pistën e Mildenhall, në veri të Londrës.

Kapiteni sinjalizoi defektin rreth 1 orë pas ngritjes në fluturim. Avioni u ul menjëherë në rreth 3 kilometra, një veprim që sipas protokolleve të sigurisë ajrore tregon për një problem me presionin në kabinën e pasagjerëve.

Kjo nuk është hera e parë që një avion ushtarak që mbante zyrtarë të lartë ka hasur probleme mekanike. Në shkurt të këtij viti, avioni që po udhëtonte Sekretari i Shtetit, Marco Rubio u detyrua të kthehej në Uashington për shkak të një problemi.