ZJARR NE VLORE/ Flakët përfshijnë një hapësirë toke pranë një shkolle në Vlorë – ka edhe shpërthime fishekësh 

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pak momente më parë në një hapësirë toke pranë një shkolle në Vlorë.

VVendi ku ka marrë flakë ishte mbuluar me shkurre dhe barishte, ndërsa zjarri besohet të jetë vënë qëllimisht për pastrimin e tyre.

Për shkak të thatësisë së bimëve, flakët përhapen shpejt, dhe gjatë zjarrit janë dëgjuar shpërthime, kryesisht nga fishekë të lënë aty prej vitesh.