VIDEO-LAJM/ Tensione në parlamentin izraelit – anëtari i Kuvendit tenton t’i ndërpresë fjalën Donald Trump – nxirret me forcë nga sigurimi 

Një incident është regjistruar sot në parlamentin izraelit (Kneset), gjatë fjalimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Teksa Trump po mbante fjalën e tij përpara deputetëve izraelitë, një anëtar i krahut të majtë të parlamentit u ngrit në këmbë dhe protestoi me zë të lartë ndaj presidentit amerikan. Britmat dhe ndërhyrja e tij ndërprenë për pak minuta fjalimin, ndërsa forcat e sigurisë reaguan menjëherë duke e larguar deputetin nga salla