SHKUNDET TURQIA/ Tërmet i fortë e lëkundjet deri në Stamboll – ja sa ballë ishte

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi rajonin Simav të provincës Kutahya në Turqinë perëndimore.

Tërmeti pati një thellësi fokale prej 8.64 kilometrash, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Kryetarja e bashkisë së Simav, Kubra Tekel Aktulun, i tha NTV se kishte panik midis banorëve.

Tërmeti u ndje në Izmir, Bursa dhe pjesërisht në Stamboll.