Janë zbuluar pamjet e vendngjarjes ku u vra rreth mesnatës 44-vjeçari italian Edoardo Sarchi, në afërsi të fshatit të Tepelenës.
Në pamjet e siguruara nga VoxNewsshfaqet automjeti tip “Volkswagen” i 44-vjeçarit, i lënë në mes të rrugës.
Siç shihet nga këto pamje, 44 vjeçari ka qenë duke lëvizur me një mjet tepër të shtrenjtë dhe luksoz, Land Rover Defender më së paku i vitit 2020, me goma të çara nga plumbat ndërsa pjesa tjetër duket e padëmtuar.
Prej qershorit 2023, 44-vjeçari administronte fabrikën e tullave dhe tjegullave në zonën e Laprakës në Tiranë, ‘Tegola Edilcentro’.
Para emërimit të tij, banorë të zonës kanë protestuar disa herë për ndotjen që shkaktonte fabrika e tullave











