Një ngarkesë e madhe droge është sekuestruar në brigjet e Afrikës Perëndimore pas një aksioni të kryer nga Marina Franceze.
Lajmi u raportua mëngjesin e së enjtens nga autoritete franceze pasi u njoftuan se marina franceze ka sekuestruar 9.6 ton kokainë nga një anije peshkimi me vlerë më shumë se 500 milionë euro.
Sipas informacioneve nga Rajoni Detar i Atlantikut, operacioni u zhvillua nga dy anije dhe se aksioni ishte pjesë e misionit “Corymbe”, i krijuar në vitin 1990 në Gjirin e Guinesë me qëllim forcimin e sigurisë në një rajon.
“Ky është suksesi më i madh i Marinës Franceze në vitin 2025. Deri në fund të gushtit, marina franceze kishte sekuestruar tashmë gati gjashtë ton kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore,” tha një pjesëtar i ekuipazhit.
Ndërkohë, kreu i Marinës, Admirali Nicolas Bozour, tha se viti 2025 është regjistruar viti rekord, me më shumë se 45 ton drogë të zbuluara dhe të sekuestruara nga forcat detare franceze.









