PRETENDIMI/ Avokati i Berishës sheh një grua në krye të SPAK -Genc Gjokutaj zbulon kandidatin “favorit” që do t’i zërë vendin Altin Dumanit 

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka zbuluar emrin favorit, që sipas  tij, pritet të zgjidhet në krye të SPAK-ut duke zëvendësuar Altin Dumanin që i përfundon mandati në dhjetor të këtij viti.

Gjatë një interviste televizive, Gjokutajt tha se prokurorja Anita Jella është më lart e kuotuar me pikë, pasi sipas tij, zgjedhje e kreut të SPAK-ut është e ndikuar nga nepotizmi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë

“E gjithë KLP-ja janë lidhje nepotike. Ata tani të bëjnë transparencë sa të duan por ajo është transparencë në llojin e tyre. Jepet në televizor mo, kandidaturat janë aty, votat numërohen haptazi por porosia është dhënë, kanë nxjerrë në krye me pikë një që s’duhet të jetë. Përflitet një Jella, Jella. Atë po thonë. Unë nuk e di. Unë nuk jam fare kurioz se cili do jetë një nga këta sepse ata njësoj do të jenë. E para punës nuk janë emrat e prokurorëve ata që do bëjnë ndryshimin. Problemi është se ai institucion është i kapur”, tha Gjokutaj.

Më 31 korrik të 2024, Anita Jella u emërua nga KLP prokurore në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, me një mandat 9-vjeçar.

Një grua në krye të SPAK? Avokati Gjokutaj zbulon kandidatin

Anita Jella