PASOJAT E VENDIMIT/ Apeli i GJKKO kërkoi rikthimin në burg – Vangjush Dakos “s’i bën zemra”; shtrohet në spital

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit, ndaj nuk është kryer ekzekutimi i vendimit të Apelit të GJKKO, që kërkoi rikthimin e tij në burg.

Ai ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë ditës së sotme, duke ju drejtuar të spitalit të Durrësit, ku ndodhet për trajtim mjekësor.

Nëse mjekët do të konfirmojnë se është në gjendje të mirë shëndetësore do të ekzekutohet vendimi dhe më pas do të dërgohet në Tiranë.

Ndërsa burime zyrtare nga spitali bëjnë me dije se ish-kryebashkiaku ka pasur probleme shëndetësore, por gjendja aktuale është stabël.

Burimet bëjnë me dije se ka pasur aritmi, rrahje të shpejta të zemrës.