SITUATE TENSIONUESE/ Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale – ngrihen helikopterët mbi Hagë

Qytetarët që protestuan pranë gjykatës së Hagës në mbrojtje të udhëheqësve të UÇK-së, iu drejtuan godinës për të vendosur aty pankartat me mesazhe për lirimin e ish luftëtarëve.

Por, policia holandeze bllokoi shqiptarët, duke moslejuar afrimin e tyre në institucionin e drejtësisë. Ndërkohë, sikurse duket në pamje, policia ka ngritur edhe helikopter duke forcuar kontrollin dhe sigurinë në qytet.