SPIUNAZHI/ Shërbimi sekret çek shkatërron rrjetin e inteligjencës në favor të Bjellorusisë 

Shërbimi sekret çek, BIS, njoftoi se kishte shkatërruar, në bashkëpunim me shërbimet homologe hungareze dhe rumune, një rrjet spiunazhi për Bjellorusinë duke çuar në një dëbim dhe arrestim.

”Ministria e Jashtme çeke dëboi një diplomat bjellorus të lidhur me këtë rrjet të ndërtuar nga shërbimi sekret bjellorus, KGB”, tha BIS në një deklaratë.

“Një ekip i përbashkët oficerësh evropianë identifikoi punonjës dhe bashkëpunëtorë të KGB-së që vepronin në disa vende evropiane, përfshirë një ish-zëvendëskryetar të shërbimit sekret moldav, SIS” tha BIS.

”Burri, një moldav, i dorëzoi informacion të klasifikuar KGB-së. Ai u arrestua në Rumani”,theksoi BIS.

Sipas Njësisë së Bashkëpunimit Gjyqësor të Bashkimit Evropian (Eurojust), e cila mbikëqyri operacionet, agjenti moldav “zhvilloi dy takime në 2024 dhe 2025 në Budapest, Hungari” me agjentë të KGB-së.