EMRI+FOTO/ Vrasje në Shkodër – ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës.

Bëhet me dije se ngjarja është regjistruar në afërsi të qendrës së qytetit.

“Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali”, njofton policia.

Mësohet se nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë Kristjan Kola.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë bëhet me dije se autorët e dyshuar janë dy persona që po lëviznin me motor të zi.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.