Gjermania bie përballë Sllovakisë, Holanda ngec me Poloninë, teksa fitojnë binshëm Spanja dhe Belgjika.
Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes për llogari të kualifikueseve evropiane të Kupës së Botës 2026. Surprizuese ishte humbja 2-0 e Gjermanisë përballë Sllovakisë.
Golat nga David Hancko dhe David Strelec ishin autorët e golave për Sllovakinë, teksa Gjermania i nis këto kualifikuese me humbje.
Holanda nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Poloninë në shtëpi. Golit të Denzel Dumfries iu përgjigj ai i Matty Cash-it.
Spanja triumfoi 0-3 në transfertën e Bullgarisë, me golat e Mikel Oyarzabal, Marc Cucurella dhe Mikel Merino.
Belgjika shpartalloi 0-6 në transfertë Litenshtajnin, me golat nga Maxim de Cuyper, Youri Telemans (d), Arthur Theate, Kevin de Bruyne dhe Malick Fofana.
Rezultatet e ditës në kualifikueset e Kupës së Botës 2026:
Grupi A
Luksemburg 1-3 Irland e Veriut
Sllovaki 2-0 Gjermani
Grupi E
Gjeorgji 2-3 Turqi
Bullgari 0-3 Spanjë
Grupi F
Lituani 1-1 Maltë
Holand 1-1 Poloni
Grupi J
Kazakistan 0-1 Uells
Litenshtajn 0-6 Belgjikë









