Administrata e Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës Supreme të SHBA-së të ndërhyjë sa më shpejt për të vendosur tarifa të gjera, sipas një ligji të hartuar për përdorim gjatë kohërave të emergjencës.
Departamenti i Drejtësisë po apelon një vendim të Gjykatës së Apelit të SHBA-së për Qarkun Federal të premten, ku thuhet se Presidenti Donald Trump kishte tejkaluar autoritetin e tij , thuhet në dosje.
Dokumentet ligjore nga të dyja palët Departamenti i Drejtësisë dhe grupet kundërshtare ende nuk janë pranuar zyrtarisht nga Gjykata Supreme.
Jeffrey Schwab, avokat i Qendrës së Drejtësisë Liberty, e cila përfaqëson bizneset që kanë sfiduar ligjshmërinë e tarifave, shprehu bindjen se Gjykata Supreme do të marrë një vendim kundër Trump.
“Këto tarifa të paligjshme po u shkaktojnë dëme serioze bizneseve të vogla dhe po rrezikojnë mbijetesën e tyre. Shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë të këtij rasti për klientët tanë”,deklaroi ai.









