Një rrjet i gjerë i kontrabandimit të karburanteve është goditur së fundmi nga policia greke duke çuar në arrestimin e 22 personave.
Karburanti fillimisht vidhej nga automjetet në pikat e mbushjes nëpërmjet manipulimit të sistemit elektronik të pompës e duke hedhur në depozitën e makinës më pak nga ishte faturuar. Ndërkohë një pika magazinimi në Sindos që përdorej për ruajtjen e karburantit të ardhur nga Rumania, i cili më pas do të trafikohej ilegalisht.
Media greke ka bërë me dije se rrjeti përdorte tretës të sjellë nga Bullgaria dhe Rumania për të falsifikuar karburantin dhe për ta kanalizuar atë në stacionet e benzinës që i përkisnin rrjetit kriminal.
13 prej të arrestuarve janë kapur në Atikë, 1 në Volos, 2 në Trikala, 3 në Selanik, 2 në Igumenicë dhe 1 në Spartë. Gjatë operacioneve, oficerët e policisë gjetën dhe konfiskuan gjithashtu qindra mijëra euro.
Siç raportoi më parë protothema.gr, të arrestuarit pritet të akuzohen për kontrabandë karburanti, evazion fiskal dhe mashtrim të shoferëve duke i mbushur makinat e tyre me më pak karburant nga sa tregohej në pompat e benzinës.
Sipas të njëjtit informacion, në disa nga stacionet e benzinës të inspektuara u zbuluan softuerë që ndërhynin në sistemet hyrëse-dalëse.









