Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar shkarkimin “me efekt të menjëhershëm” të guvernatores së Bankës Qendrore, Lisa Cook, e akuzuar për falsifikim dokumentesh për të përfituar kushte më të favorshme në një kredi.
Trump iu referua një raporti penal të 15 gushtit nga drejtori i Federal Housing Finance Agency, Bill Pulte, aleat i tij besnik, drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, dhe i shkroi një letër Cook:
“Kam vendosur se ka arsye të mjaftueshme për ta larguar nga detyra.”
Në SHBA, presidenti zakonisht ka kompetenca të kufizuara për të shkarkuar zyrtarë të bankës qendrore, por një urdhër i fundit i Gjykatës Supreme sugjeron se ata mund të hiqen nga detyra për “arsye të drejta”.
Së fundmi, Cook kishte deklaruar se nuk kishte “asnjë qëllim të intimidonte apo të japë dorëheqjen”, por se do të merrte seriozisht hetimet mbi historikun e saj financiar.









