DESHMIA/ Krimi makabër në familjen shqiptare në Greqi – flet vajza e çiftit: Babi ishte xheloz! Mami e dëboi nga shtëpia

Detje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen makabre të 36-vjeçares shqiptare në Greqi. Njëra nga vajzat është shprehur për mediat se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Vajza gjithashtu është shprehur 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

Sakaq, mediat greke kanë publikuar edhe momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja shqiptare.

“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

Pas sherrin në banesë me bashkeshortin, 36-vjeçarja vrapoi për tu arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familjaa, por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri.

Pastaj ai e shtyu gruan në deren prej xhami dhe duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, ai iku me vrap në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar.

Gruaja 36-vjeçare pësoi lëndime fatale në qafë dhe shpinë.  Sipas informacioneve nga protothema.gr, autori i krimit ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor.