Terengganu, një nga 13 shtetet federale të Malajzisë, ka vendosur zbatojë një ligj, sipas të cilit meshkujt myslimanë që mungojnë në faljen e së premtes (xhuma) edhe vetëm një herë pa një arsye të arsyeshme, rrezikojnë deri në dy vjet burg dhe gjobë prej deri 700 USD.
Ndryshimi u bë i ditur nga Partia Islamike Pan-Malajziane që qeveris shtetin, dhe ligji hyn në fuqi menjëherë.
Më parë, masat ligjore zbatoheshin vetëm për ata që mungonin tri herë radhazi, me dënim maksimal deri në gjashtë muaj burg ose gjobë.
Zbatimi i ri i ligjit do të mbështetet në njoftime nëpër xhami, raportime nga publiku dhe patrulla fetare të koordinuara me autoritetet lokale
Një zyrtar lokal tha: “E xhumaja nuk është vetëm një traditë fetare, por edhe shprehje e bindjes së myslimanëve ndaj Zotit, dhe se penalitetet do të zbatohen vetëm si masë e fundit pas paralajmërimeve publike”.
Sidoqoftë, ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra.
Aktivistë për të drejtat e njeriut e quajnë vendimin një shkelje flagrante të lirisë së besimit dhe i kanë bërë thirrje kryeministrit të Malajzisë që të tërheqë këto masa të konsideruara “drakoniane”
- “Gaza do pushtohet, plani gati”/ Ministri izraelit i Mbrojtjes jep ‘OK’, thirren 60 mijë rezervistë!
Ligji për shkelje fetare u miratua për herë të parë në vitin 2001 dhe u ndryshua në vitin 2016, duke shtuar penalizime më të rënda edhe për shkelje të tjera, si mosrespektimi i Ramazanit dhe ngacmimi i grave në publik.
Malajzia ka një sistem ligjor të dyfishtë, ku përveç ligjit të zakonshëm, myslimanët janë të detyruar të respektojnë Sheriatim, i cili rregullon çështje fetare dhe morale si namazi, agjërimi dhe martesa.









