ÇMIMI I MADH/ Mohamed Salah, lojtai i vitit në Angli – sulmuesi egjiptian i Liverpool triumfon për të tretën herë!

Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah, u shpall të martën “Lojtari i Vitit” nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA), duke u bërë egjiptiani i parë që e fiton këtë çmim tre herë.

Salah, i cili iu bashkua Liverpool-it në vitin 2017, ishte golashënuesi më i mirë i Premier League sezonin e kaluar me 29 gola dhe 18 asistime, duke luajtur rol kyç për ekipin në sigurimin e titullit me 10 pikë diferencë nga Arsenali.

“Një djalë që vjen nga Egjipti dhe arrin në nivelet më të larta, duke shkruar historinë, më bën krenar”, tha Salah mes emocioneve

 33-vjeçari fitoi gjithashtu çmimin “Lojtari i Sezonit” në Premier League, “Këpuca e Artë” për numrin më të madh të golave dhe çmimin “Playmaker” për asistimet, duke u bërë lojtari i parë që fiton të tre në një sezon.

Salah e fitoi për herë të parë çmimin e PFA në vitin 2018 pas sezonit të tij të parë me Liverpool, dhe përsëri në vitin 2022.

Këtë vit ai u zgjodh fitues nga një listë prej gjashtë kandidatësh që përfshinte shokun e skuadrës Alexis Mac Allister, si dhe Alexander Isak të (Newcastle), Bruno Fernandes (Manchester United), Declan Rice (Arsenal) dhe Cole Palmer (Chelsea).

Mesfushori i Aston Villa-s dhe Anglisë, Morgan Rogers, u shpall “Lojtari i Ri i Vitit” pasi shënoi tetë gola në 37 ndeshje kampionati dhe katër gola në Champions League, përfshirë një tripletë ndaj Celtic.

Ekipi i Vitit në Premier League sipas votimit do të ishte

Matz Sels (Nottingham Forest); Virgil van Dijk (Liverpool), Milos Kerkez (Bournemouth), William Saliba (Arsenal), Gabriel Magalhaes (Arsenal); Declan Rice (Arsenal), Ryan Gravenberch (Liverpool), Alexis Mac Allister (Liverpool); Mohamed Salah (Liverpool), Alexander Isak (Newcastle), Chris Wood (Nottingham Forest).